E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 13 minuta më parë
Video · Politikë

Lu-Rama, replika në distancë për vëllain e Xhafajt

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi në parlament se ambasadori amerikan do të ishte prononcuar nëse akuzat e opozitës për ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj ishin te verteta. në një reagim për mediat, përfaqësia diplomatike e shteteve të bashkuara thekson se kreu i qeverisë shqiptare duhet të flasë në emerin e tij dhe ambasada në emrin e saj. në reagim theksohet se shtetet e bashkuara po shqyrtojne të gjitha pretendimet që janë ngritur ndaj vëllait të Ministrit Xhafaj.

 

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut te qeverisë: “Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua”, u shpreh Rama në një postim në profilin e tij në facebook.

Më shumë video

Reklamë