Subscribe

I zhveshur nga kostumi i ambasadorit, Donald Lu zgjodhi ta kalojë fundjavën me adrenalinën e rafting në kanionet Osumit në Skrapar. Për 30 minuta ambasadori amerikan përshkoi rrjedhën e lumit me gomone, duke parë nga afër kanionet mijëravjeçare.

 

“Kanionet e Osumit janë shumë të veçanta. Shumë shpesh ka pyetje se cili është vendi më i preferuar në Shqipëri? Unë kam një vend të ri më të preferuar, faleminderit shumë për eksperiencën. Është një aventurë që mund ta kalojmë me fëmijët gjithashtu. Është shumë me emocion, shumë bukur”.

 

Ambasadori Lu pa nga afër edhe fazën e parë të zhvillimit të qendrës ekologjike të sporteve në natyrë.

 

“Më pëlqen shumë që është një projekt edhe me mbështetjen e qeverisë, edhe me mbështetjen dhe investimin privat. Është një projekt që në të ardhmen do të jetë shumë shumë i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por gjithë Europën”.

 

Projekti vjen si bashkëpunim mes Federatës Shqiptare të Rafting dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ai parashikohet të shtihet në ish-repartin ushtarak pranë kanioneve të Osumit dhe do të ofrojë mbi 15 aktivitete dhe sporte.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *