E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Donald Lu: Policia e Prokuroria pa vullnet per te kapur “peshqit e medhenj”

Ambasadori në largim i SHBA në Tiranë, Donald Lu në një nga deklaratat e tij të fundit të punës së tij në Tiranë para se të transferohet, u ndal edhe një herë tek hetimet dhe denimi I zyrtareve të lartë. Ai foli në një aktiviteti kushtuar operacionit “Forca e Ligjit”.

 

 

“Për dy vite policia dhe prokuroria nuk ka pasur vullnet për të arrestuar “peshqit e mëdhenj” pavarësisht se ne si SHBA kemi vendosur në dispozicion resurse nga FBI për të hetuar dhe kapur kriminele të rrezikshëm. Rasti konkret ka qene ai i Klement Balilit, grupi i te cilit ishte denuar edhe ne Greqi. Ai eshte nje nga boset e krimit qe ka lidhje me politiken. Duhet që  “peshqit e medhenj” të dënohen dhe të futen në burg”

Reklamë

 

Donald Lu i beri thirrje kryeministrit Rama dhe ministrit Xhafaj qe te vijojne pa meshire luften kunder krimit dhe korrupsionit.

 

Më shumë video

Reklamë