Ambasadori amerikan Donald Lu ditën e djeshme ka qenë në Durrës për të vëzhguar votimin, ndërsa sot ka zgjedhur kryeqytetin, konkretisht njësinë nr 5 për të parë ecurinë e numërimit të votave.

 

Ambasadori ka qëndruar për disa minuta në qendrat e kësaj njësie dhe më pas do të vijojë në njësi të tjera votimi.

 

Donald Lu është takuar me numëruesit dhe vëzhguesit, të cilëve iu ka uruar punë të mbarë, ndërsa për mediat nuk ka pranuar që të flasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *