Meshkujt të cilët e shohin veten e tyre si Don Zhuan apo që kanë pushtet mbi femrën kanë më shumë gjasa të kenë probleme serioze psikologjike.
Sipas një studimi të fundit u zbulua se meshkujt me sjellje të ashpër janë më pak të gatshëm të kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre. Studimi u bazua në 11 tipare të cilat lidheshin me vetminë dhe depresionin. Këto 11 tipare të karakterit mashkullor përfshinin dhunën, kontrollin emocional, shthurjen seksuale, ndërrmarjen e rreziqeve, dominimin, homofobinë, ego për status, dëshira për të fituar gjithmonë , të gjejnë mbështetje vetëm tek vetja, kontoll mbi femrat dhe të fokusohen vetëm tek karriera. Tre prej tyre ishin shkaktarë për një shëndet të dobët mendor dhe ndjekja e një sjelljeje Don Zhuani.
Ekipi i universitetit Bloomington në Indiana të SHBA-së, kombinuan mbi 78 studime psikologjike për të arritur konkluzionin e tyre. Në përgjithësi, individët të cilët përputheshin ngushtë me tiparet mashkullore kishin tendencë për të patur një shëndet të dobët mendor dhe më pak gjasa që të kërkonin ndihmë mjekësore. Studiuesit gjetën vetëm një tipar që nuk lidhej me dëmtimin e shëndetit mendor./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *