E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Domart Konjari dënohet me 15 vite burg

Gjykata e posacme kunder krimit te organizuar dhe korrupsion ka dënuar me 15 vite heqje lirie Domart Konjarin, te akuzuar per veprat penale ‘trafik droge’, pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash  dhe  falsifikim dokumentesh.

 

Konjari u arrestua rastësisht në nëntor të 2015, në pikën kufitare të Kapshticës me një pasaporte false. Por ai u lirua 5 muaj më vonë pasi togat e zeza i ndryshuan masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”.

 

Reklamë

Konjari pasi siguroi lirine u arratis në drejtim të paditur.

 

Domart Konjari dyshohet se drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës, pasi mendohet se ka lidhje direkte me burimin e prodhimit të saj në amerikën e jugut.

 

Sipas prokurorisë, ai bashkëpunonte me francezë, spanjollë dhe marokenë në trafikun e kokainës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë