E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dollarët “fluturojnë” në autostradë, shoferët braktisin makinat/VIDEO

Një shumë e konsiderueshëm dollarësh të shpërndara në autostradë ka cmendur trafikun në “East Rutherford” në periferi të New York-ut.

 

Reklamë

Në fakt nuk bëhet fjalë për një film por për një ngjarje të vërtete.

 

Prerjet e ndryshme të dollarëve dolën nga kasaforta e një makine që u përfshi në një aksident.

 

Fill pasi panë dollarët në ajër, drejtuesit e mjeteve të tjera kanë zbritur dhe kanë nisur të bëjnë garë me njeri tjetrun, kush e kush të merrte sa më shumë para. Ky moment shkaktoi një kaos të vërtete në trafik në këtë autostradë afër New York-ut.

 

Në rrjetet sociale ky moment është bërë teper viral në SHBA dhe më gjërë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë