Subscribe

Zbulohen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e 25-vjeçarit Xhuljan Bullari, i cili u gjet i vdekur në Babicë të Vlorës.

 

Dyshohet se Bullari u qëllua nga pasagjeri me të cilin po udhëtonte në automjet. Policia ka shoqëruar disa persona, që dyshohet se kanë dijeni mbi ngjarjen.

 

I riu u gjet i vdekur nga banorët e zonës mëngjesin e së shtunës, në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip ‘Fiat Punto’ me targa false, që rezulton në pronësi të një gruaje.

 

Sipas ekspertizës mjeko ligjore, 25-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë rreth orës 21.00 të mbrëmjes së të premtes.

 

Xhuljan Bullari, nga Elbasani, por banues në Babrru, u qëllua 3 herë me pistoletë nga krahu i pasagjerit, por një plumb e kapi në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

 

Familjarët e viktimës deklaruan më herët e djali i tyre kishte dalë pasditen e së premtes për një kafe, por nuk u kthye më.

 

Viktima Xhuljan Bullari ishte arrestuar më herët nga policia pasi kishte tentuar që të kalonte në kufi disa shtetas sirianë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *