E martë, 22 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Doli nga rruga dhe u përplas me bordurën, arrestohet shoferi

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë.

 

Personat e arrestuar, sipas policisë, janë shtetasit  me inicialet T. T, 51 vjeç, banues në Tiranë dhe Y.Ç., 58 vjeç banues në Vlorë.

 

Reklamë

Arrestimi i 51 vjeçarit T.T., u bë në aksin rrugorë Vlorë-Orikum pasi teksa drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”, ai doli nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore.

 

Si pasojë e përplasjes u dëmtuan dy pasagjerët që po udhëtonin me 51 vjeçarin, shtetasit S.T dhe G.T,.

 

Sipas policisë, personat e dëmtuar fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërsa arrestimi i 58 vjeçarit Y. Ç. u bë pasi ai po drejtonte mjetin në gjendje të dehur në zonën e quajtur “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë