Bien në pranga një person në Lezhë, pasi dyshohet se kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë Rrugore.

Ngjarja ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Mabë.

Shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë dhënë shenjë ndalimi për arsye se kishte kryer parakalim të gabuar dhe në momentin që punonjësit e Policisë Rrugore po i komunikonin shkeljen dhe do ti vendosnin masë administrative, ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësen e Policisë.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të kolegut dhe të shërbimeve që shkuan në ndihmë të tyre, 42-vjeçari është prangosur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në pranga ka rënë E.V., 42 vjeç, banues në Manati, Lezhë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *