Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për oficeren e e drejtorisë së Kufirit, Jonida Babameto.

 

Babameto  duhet të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të enjten e fundit të çdo muaji, ora 13.00.

 

Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit dyshohet se gjatë kohës që punonte në Interpol ka dhënë informacione nga sistemi për Bujar Germizin, Besmir Mustafin dhe shefin e Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të tentuar vrasjen e 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe. Dy vëllezërit që kanë dashur të vrasin janë Albert dhe Edmond Nela nga Kukësi dhe dyshohet se shkak ishte bërë konflikti për trafikun e lëndëve narkotike.

 

Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues

 

“Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i K.Pr.Penale të dhënë ndaj personit nën hetim J.B. me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të këtyre masave.

 

Urdhërohet personi nën hetim J.B. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.

 

Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit për personi nën hetim J. B.

 

Urdhërohet personi nën hetim J.B. të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të enjten e fundit të çdo muaji, ora 13.00.

 

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi.

 

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit”, thuhet në njoftim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *