E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dolën pa maska në rrugë, ndëshkohen me gjobë mbi 800 qytetarë

Policia ka ndëshkuar me gjobë gjatë 24 orëve të fundit 810 qytetarë që janë konstatuar pa maska mbrojtëse në ambientet e jashtme.

Nga këto, 165 masa administrative me 3 mijë lekë janë vendosur për pasagjerët, të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Po ashtu, janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.

Vazhdo të lexosh

Reklamë