E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dokumenti- Meta kallëzon penalisht Autoritetin e Dosjeve

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kallëzuar penalisht Autoritetin e Dosjeve.

 

Meta teksa ka publikuar edhe dokumentin që ka depozituar në SPAK shkruan se ky kallëzim ka të bëjë me shkelje të qëllimshme që i janë bërë ligjit për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

 

Reklamë

Ai shkruan se për llogari të Edi Ramës, Autoriteti i Dosjeve ka manipuluar dhe falsifikuar dokumentet.

 

“Të dashur qytetare dhe qytetarë,

 

Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës.

 

Për më shumë detaje, do të zhvilloj një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë”, shkruan Meta.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë