E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

DOKUMENTI/ Eduard Halimi kthehet në PD

3 vjet pas largimit nga skena politike, ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi kthehet në Partinë Demokratike.

Në datën 3 mars, mëson “Vizion Plus”, kryetari Basha e ka emëruar Halimin në postin e koordinatorit të posaçëm politik për zgjedhjet e 25 prillit.

Ish-ministri i Drejtësisë do të ketë në fokus të punës së tij të gjithë problematikën e fushatës elektorale dhe procesit zgjedhor.

Eduard Halimi u zgjodh deputet në Berat në zgjedhjet e vitit 2017, por pak muaj më vonë në shkurtin e 2018 ai dorëzoi mandatin duke deklaruar tërheqjen nga jeta politike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë