Subscribe

Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat 45-vjeçarin, Bledar Trëndafili i cili akuzohet për vrasje me dashje për shkak të marërdhënieve familjare, pasi tentoi një muaji  me pare të digjte me benzinë bashkëshorten e tij Melisa Trendafili.

Autori ka shprehur pendesë para trupit gjykues madje ka shpërthyer në lot.

Lexo edhe :

Related Posts

“Jam penduar për atë që kam bërë por nuk jam në gjendje të them përse shkova në atë akt.”– tha ai përpara togave të zeza.45 vjecari ka shtuar se kishte dyshime të forta për tradhti te bashkëshortes së tij dhe se ajo nuk e lejonte të takonte fëmijët.

Çifti ishte në proces divorci për shkak të dhunës së ushtruar nga Bledar Trandafili. Madje gruaja kohët e fundit jetonte me dy fëmijët e saj të mitur në një banesë me qira në lagjen nje të Korçës.

Ditën e ngjarjes autori ka shkuar për ta ritakuar për të disatën here ish bashkëshorten që ta bindte të hiqte dorë nga divorci. Por 45 vjecari e ka spërkatur me benzinë duke i vënë edhe flakën. Ishin banorët e zonës që i dhanë  gruas ndihmën e parë, ndërkohë më pas u dërgua në Tiranë për ndihmë më të specializuar. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *