E martë, 29 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dogjën ha me pyje e tokë bujqësore, dy të arrestuar në Sarandë

Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër po procedohet penalisht në gjendje të lirë, nën akuzën e shkatërrimit të pronës me zjarr.

 

Reklamë

Në prangat e policisë së Sarandës kanë rënë Ahmet Haxhiaj, 62 vjeç, i cili dyshohet se ka djegur një sipërfaqe prej disa hetkarësh (misër) në pronësi të shtetasit A.P.

 

I arrestuari i dytë është Avdul Karafilaj, 48 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë, i cili ditën e enjte dyshohet se ky shtetas ka djegur një sipërfaqe rreth 3 Ha (misër dhe shkurre) në pronësi të tij.

 

Gjithashtu forcat blu të këtij qyteti kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasi P.Th, 54 vjeç, banues në Mesopotam, Sarandë pasi dyshohet të jetë autori i ngjarjes, ku u dogjën me zjarr disa hektarë (barishte dhe pemishte) në Mesopotam, Finiq.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë