E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dogjën dhjetëra hektarë pyje dhe kullota, procedohen penalisht 7 persona

Këtë të mërkurë policia ka vendosur përpara përgjegjësisë ligjore, autorët e zjarrvënieve në pyje dhe kullota, si dhe të ndotjes së ajrit.

 

Reklamë

Shtatë persona janë proceduar penalisht, nga të cilët 3 për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe 4 të tjerë për veprën “Ndotja e ajrit”.

 

Sipas policisë ka nisur procedimi penal ndaj shtetasve me iniciale  F.J, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, A.D, banues në fshatin Selenicë, Kolonjë, E.K, banues në fshatin Pulahë, Korçë, O.M, banues në fshatin Klocë, Maliq, M.T, banues në fshatin Drithas, Maliq, S.L, banues në Korçë dhe S.P, banuese në Memlisht, Pogradec.

Vazhdo të lexosh

Reklamë