Subscribe

18 doganierë të akuzuar se krijuan kushtet për kalimin  e plote 10 toneve kanabis drejt Italisë në shkurt dhe mars të këtij vitit, fituan betejën ne krimet e renda. Kjo e fundit shpalli moskompetencë, pasi nuk arriti të provojë që të pandehurit të kishin kryer veprën penale të trafikut të drogës.

 

Kështu, shefit i stacionit policor dhe 9  punonjësve të Policisë në Portin e Durrësit do të gjykohen nga gjykata e qytetit bregdetar vetëm me akuzës e shpërdorimit të detyrës. Ky vendim vlen edhe 8 doganierët e Qafë Thanës, të cilët do të gjykohen nga Gjykata e Pogradecit.

 

18 doganierët nën hetim:

  1. Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë Thanë
  2. Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë Thanë
  3. Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë Thanë
  4. Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë Thanë
  5. Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës
  6. Mexhit Xhixha, specialist, struktura antidrogë, Policia e Portit Durrës
  7. Roland Metani, specialist, struktura antidrogë, Policia e Portit Durrës
  8. Agron Kapllani, specialist, struktura antidrogë, Policia e Portit Durrës
  9. Gentian Selmani, specialist, struktura antidrogë, Policia e Portit Durrës
  10. Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
  11. Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
  12. Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës
  13. Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës
  14. Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)
  15. Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)
  16. Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)
  17. Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
  18. Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

 

Më herët, Prokuroria për Krime të Rënda, kishte ngritur akuzën e “trafikut të narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Por, pas nisjes së procesit në prill, gjykata vendosi fillimisht arrest me burg për të gjithë të pandehurit. Ndërkohë me ndryshimin e akuzës ne shpërdorim detyre, pritet qe pjesa më e madhe e doganierëve të lënë qelitë. Dy ngarkesat e hashashit kaluan fillimisht nga pika kufitare e Qafe Thanës ndërkohë kamionët kaluan tranzit edhe ne portin e Durrësit, per te vazhduar udhëtimin drejt Italisë. Destinacioni final dyshohet se ishte Belgjika por droga u kap ne portin e Ankonas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *