Situata me koronavirusin ka detyruar administratën doganore të pezullojë pa afat të gjitha procedurat që kryhen në sportele. Por jo vetëm.

 

Një urdhër i kreut të doganave, Gjon Bardhi bën të ditur se janë pezulluar të gjitha kontrollet e planifikuara tek bizneset në terren, në çdo rreth. Bëhet fjalë për kontrollet e mbikqyrjes doganore, ato të akcizës si dhe regjimeve doganore. Përjashtim nga ky urdhër do të jenë strukturat e antikontrabandës dhe ato të antitrafikut.

 

Sipas të dhënave, procedurat do të kryen vetëm on line, ndërsa do të ketë edhe reduktim të stafit të punonjësve në zyra.

 

Puna do të vijojë nga shtëpia në rastet kur ato mund të kryhen nëpëmjet kompjuterit. Paralelisht janë pezulluar edhe të gjitha proceset gjyqësore në të cilat është e perfshirë administrata doganore. Masat do te jenë të vlefshme deri në datën 23 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *