Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se politikat e rimbursimit të TVSH-së për produktet bujqësore nuk kanë rezultuar 100% efikase. Në një takim me fermerë të Divjakës, kreu i qeverisë tha se problematika po shqyrtohet, në mënyrë që të gjendet zgjidhja. Nga Divjaka, kryeministri premtoi se verën e vitit të ardhshëm të gjitha tokat bujqësore do të kenë sistemin e ujitjes, që tokat të mos mbeten djerrë. Kryeministri iu përgjigj edhe shqetësimeve të fermerëve, të cilët u ankuan se pesticidet që marrin nuk janë efektive. Ai tha se do ketë pika të autorizuara për shpërndarjen e tyre dhe se do të mbahet përgjegjësi ligjore nëse do ketë shkelje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *