Subscribe

Spektakli i mundësive të mëdha, Do You Have an Idea, shton ethet e konkurrimit për të rinjtë që e kaluan fazën e parë të kualifikimit. Pas 10 takimesh ku u prezantuan ide biznesi, më të mirët kanë një tjetër mision. Të përgatisin një plan për t’ia përcjellë sipërmarrësve të suksesshëm në panelin e jurisë.

 

Surpriza e mbrëmjes ishte pjesëmarrja në juri e një prej sipërmarrësve më të mëdhenj në vend, Artan Dulaku, i cili i priti konkurrentët me një këshillë. Ëndrra për t’u bërë të pasur në këtë fazë eliminatore është edhe më e madhe. Shtatë projektet fituese, konkurruan për të çuar drejt finales vetëm dy ide biznesi.

 

Nuk mungoi në këtë takim edhe një mbështetja financiare për një projekt të tretë, që nuk mundi të kalonte në finale. Pas tre përballjeve eliminatore, Do You Have an Idea është gati të ndajë me më të mirin çmimin e madh prej 10 mijë eurosh.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *