E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

“Do you have an idea?” nis sot ne Vizion Plus

Keni një ide biznesi, por nuk keni mundësi ta realizoni? Programi më i ri në Vizion Plus dhe platformën Tring ka si mision të bëjë ëndrrat realitet. Gjithçka zhvillohet ne një format që nuk është realizuar asnjëherë më parë në ekranet shqiptare.

 

‘Do you have an idea” e ka tanimë të qartë misionin. Mbetet vetëm që, më të guximshmit, të dalin përballë një jurie me 5 emra që shënojnë histori suksesi në botën e biznesit.

 

Reklamë

Për herë të parë Vizion Plus përmes programit “Do you have an idea?”, nis të mbështesë ëndrrat e të rinjve. Nuk do të ndalet këtu, pasi projektet e realizuara do te ndiqen edhe jashtë kësaj skene, aty ku idetë marrin jetë.

 

Aplikimet kanë qenë të shumta e sidomos nga të rinjtë. Mbështetja e ideve më të mira nga bizneset e suksesshme, nisur nga sot në mbrëmje në Vizion Plus, janë nje ftese e hapur  per te tjerë ambicioze qe të aplikojnë.

 

Më shumë video

Reklamë