Subscribe

Ata janë njohur që të vegjël bashkë. Prej vitesh ndajnë të njëjtën ëndërr. Nuk kanë një lojë si gjithë të tjerët, por kanë një lojë të veçantë që tani duan t’ia prezantojnë të gjithëve.

 

Në një kohë kur të gjithë orientohen drejt lojërave elektronike dhe manisë për të shëtitur vetëm për të gjetur pokemona në qytet, kjo ide duket fantastike. Ndaj edhe paneli i jurisë në “Do You Have an Idea” votoi unanimisht pro këtij projekti të prezantuar në “Vizion  Plus”.

 

Nga takimi i nëntë me publikun është vlerësuar edhe një tjetër ide, që i vjen në ndihmë njerëzve në nevojë. Këto dy projekte janë vlerësuar për të kaluar në fazën tjetër, por paraprakisht kanë fituar edhe mbështetjet e para financiare. Të ëndërrosh është pa para, ndërsa një plan biznesi kërkon mbështetje. Ndaj dhe ambicia nuk ndalet ne skenën e “Do You Have an Idea”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *