E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Do vritej zyrtari i lartë”, agjencia izraelite parandalon atentatin e Hezbollah

Agjencia e sigurisë së brendshme izraelite, Shin Bet, njoftoi se ka prishur një komplot të lëvizjes shiite libaneze Hezbollah për të vrarë një ish-zyrtar të lartë të mbrojtjes izraelite në ditët në vijim.

Sin Bet nuk e përmendi zyrtarin. Në një deklaratë u bë e ditur se ishte sekuestruar një pajisje shpërthyese e lidhur me një sistem shpërthimi në distancë duke përdorur një telefon celular dhe një kamer, të cilën Hezbollah planifikoi ta shpërthente nga Libani.

Reklamë

Shin Bet vuri në dukje se sulmi i dështuar ishte i ngjashëm me atë të planifikuar nga Hezbollah një vit më parë në Tel Aviv, i cili gjithashtu u pengua, pa dhënë detaje.

Izraeli dhe Hezbollahu i mbështetur nga Irani kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit me Libanin që nga tetori, në përshkallëzimin më të keq të dhunës në rajon në dy dekada./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë