“Do vras gruan dhe me pas do vras veten” – kështu është shprehur në një letër shkruar nga autori i vrasjes së bashkëshortes nga Gjergji Mullalli, letër e gjetur në vendin e ngjarjes nga grupi i hetimit.
Gjergji Mullalli një natë më parë ka vrarë në banesë bashkëshorten e vet 46 vjeçare Luiza Mullalli ndërkohë që dy ditë më parë ka hyrë në banesën ku jetonte bashkëshortja e tij dhe ka përmbysur shumëçka përfshi dhe orenditë në këtë banesë, për t’u rikthyer një ditë më vonë pasi ka gjetur të vetme në shtëpi 46 vjeçare Luiza Mullalli, të cilën e ka qëlluar me 4 plumba, 3 prej të cilëve në gjoks, duke e lënë të vdekur në vend.
Burime bëjnë me dije se autori e ka marrë viktimën në krah për ta hedhur në gropën e ujrave të zeza të banesës, duke mos lënë shumë gjurmë në vendin e ngjarjes. Pasi ka vrarë bashkëshorten, ditën e sotme 50-vjeçari, Gjergji Mullalli në shtëpinë e kushuririt të tij i cili jeton në emigracion ka vrarë dhe veten, duke përmbyllur kështu skenarin e tij të parashikuar. Skenar të cilin e kishte lënë dhe në letrën e fundit të shkruar prej tij