Kryeministri Edi Rama bëri me dije se do të vendoset një taksë e jashtëzakonshme ndaj prodhuesve të energjisë dhe të ardhurat do të shkojnë si mbështetje për qytetarët.

 

Këtë deklaratë shefi i qeverisë e bëri nga Përmeti, teksa po zhvillonte një takim me qytetarët.

 

Sipas Ramës, në vitin më të lagësht, vendi jonë prodhon energji vetëm 75% të nevojave dhe 25% blihet në tregjet e huaja.

 

Kjo nuk është e vërtetë. Në vitin më të lagësht prodhojmë 75% të nevojave, 25% tjetër nuk kemi asnjë rrugë veçse ta blejmë. Kur del në import aty është çmimi katastrofik që të imponohet përndryshe s’ke energji. Me masat që kemi marrë, me investimet që po bëjmë, me projektin e erës që është futur në proces, me Skavicën e kështu me radhë, jemi në rrugën e duhur për të zbatuar atë që kemi thënë.

 

Brenda kësaj dekade Shqipëria duhet të jetë 100% sovrane dhe të shesë energji. Kjo do ketë dy faza. Faza e parë e mbulimit të këtij 25% do jetë brenda vitit 2026 dhe do mbetet vetëm pjesa tjetër për vitet e thata kur akoma do na duhet të importojmë. Por për sa kohë kjo nuk ekziston në faturë, shumë kush mund të thotë “hë mo se nuk është gjë e madhe.”

 

Por në fakt është, shpenzim shumë i madh. Jemi diskutuar për vendosjen e një taksave të jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë. Nuk janë shumë në Shqipëri, por janë disa që e prodhojnë energjinë dhe e shesin në tregun e lirë. kanë fitime të shumëfishta që vijnë nga fati, jo se kanë bërë ndonjë investim. Do të vendosim një taksë të jashtëzakonshme.

 

Jo për të marrë një shumë të konsiderueshme fondesh në të ardhurat e shtetit, por për t’i përdorur dhe për t’ia kthyer njerëzve në formën e mbështetjes financiare duke filluar me pensionistët dhe ata që janë në nevojë. Duam të jemi solidarë deri në fund, jo me fjalë por me vepra. Gjithë ai volum të ardhurash që do të merret nga ato taksa do të kthehet në mbështetje sociale dhe në mbështetje të rezistencës të gjithë këtij populli ndaj krizës dhe inflacionit të luftës”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *