Kapet në Itali një shtetas shqiptar, i dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Më pas Interpol Tirana ekstradoi nga Milano shtetasin Bashkim Demrozi, 39 vjeç, lindur në Kavajë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar këtë shtetas, me 8 vjet burg, për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Pas apelimit, Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2018, e ka dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burg.

Në vitin 2014,  në qytetin e Durrësit, gjatë kontrollit të kryer nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtohej nga shtetasi F. D., i cili do udhëtonte nga Durrësi në Bari, u gjetën dhe u sekuestruan 332 kg cannabis sativa.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Bashkim Demrozi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime për gjetjen dhe trafikimin e lëndës narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *