Policia ka vendosur në pranga një 21-vjeçar dhe ëshë vënë në kërkim të bashkëpunëtorëve të tij.

 

21- vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë kanë marrë 11 emigrantë të paligjshëm me qëllim transportimin e tyre drejt kryeqytetit por gjatë rrugës të rinjtë i kanë grabitur emigrantëve paratë dhe sendet personale.

 

Emigrantët kishin hyrë në shtetin shqiptar ilegalisht nga kufiri i gjelbër me Greqinë dhe kishin rënë preh e të rinjve të cilët iu kishin premtuar se do i dërgonin drejt Tiranës kundrejt pagesës.

 

Policia ka sekuestruar një pjesë të sendeve personale të emigrantëve dhe po vijon punën për identifikimin e autorëve.

 

Gjirokastër

Morën 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit, por gjatë rrugës u vodhën me dhunë një shumë parash dhe aparatet celularë.

Identifikohet dhe vihet në pranga nga Policia, njëri prej autorëve të dyshuar. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Sekuestrohet një shumë parash dhe sende personale të emigrantëve të paligjshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me strukturat e DVP Gjirokastër, pas njoftimit të marrë se disa persona u kishin marrë më dhunë një shumë parash, sendet personale dhe celularët, 11 emigrantëve që kishin hyrë ilegalisht nga Greqia në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht i shtetasit:

-A. O., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

21-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 22.05.2022, kanë marrë 11 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor Gjirokastër-Virua, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit. Këta shtetas i kanë shoqëruar deri në afërsi të fshatit Mashkullorë, emigrantët, me automjetet e tyre, më pas i kanë nxjerrë nga automjetet dhe iu kanë vjedhur me dhunë, një shumë parash, 11 aparate celulare dhe sende të tjera personale që emigrantët e paligjshëm i kishin me vete.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *