Juristi, por me gjasë deputeti i ardhshëm në parlament, Plarent Ndreca në një intervistë me gazetarin Aleksandër Furxhi, në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, bëri një pasqyrim të situatës politike në vend.
Qeveria zhvilloi një takim në Shëngjin, ku kryeministri mblodhi kabinetin qeveritar dhe krerët e institucioneve më të rëndësishme në vend, si e shikoni këtë takim?
“Besoj që ishte një takim normal pune. Eshtë krijuar tanimë traditë nga qeveria shqiptare që të bëhet një bilanc i punë së qeverisë, pra punës së vitit që shkoi dhe objektivat që ka për vitin që vjen. Ajo që un evidentoj le të themi është fakti që përvecc takimit që kishte me kabinetin qeveritar, ditën e dparë të punës kishte një takim edhe me aktorët kryesorë të PS, me drejtuesit politikë të zonave përkatëse dhe me drejtuesit e insitutucionit të parlamentit, që mund të them se ishte një risi si duket është një takim që ka për qëllim për të bashkërenduar veprimet e dy institucioneve apo dy pushteteve që është në drejtimin e mazhorancës”, tha ai.
Kaosi në kuvend mesa duket do të vijojë, teksa Rama refuzon dialogun me opozitën. Ligjërisht edhe sa kohë mund të zgjasë kjo sjellje e opozitës në ambientet e Kuvendit?
“Në pikëpamjen juridike është e paparashikuar kjo lloj situate, sepse është diccka që nuk mund të parashikohet në një institucion aq të rëndësishëm e serioz të bëhen veprime aq jo serioze nga opozita. Aty është një vend që është tempulli i demokracisë, vendi, institucioni më i rëndësishëm i shtetit shqiptar, ku bëhen ligje, politika dhe nuk mund të degradojë në atë situatë që opozita po tenton që ta ccojë Parlamentin e Shqipërisë”, tha ai duke nënvizuar se opozita duhet të reflektojë dhe të zgjidhë ccështjet në formë ligjore dhe institucionale.
Heqja e mandatit të deputetit për socialistin Arben Ahmetaj do të sjellë një emër të ri në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa emri juaj lakohet si deputeti më i ri në Kuvend, e konfirmoni?
“Jo, nuk mund ta konfirmoj sepse është nj përgjegjësi e KQZ për ta konfirmuar, sepse për sa kohë nuk kam njoftim nag KQZ, nuk mund ta konfirmoj. Le të presim sepse kjo gjë besoj do të sqarohet shumë shpejt”, tha ai./vizionplus.tv/