Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zbuloi për “Quo Vadis” se cili do të jetë fati i votës së emigratëve në 25 prill.

 

Ai deklaroi se kjo çështje ka nevojë për shumë punë të detajuar. Sipas tij, një përgjigje e qartë nëse do të munden të votojnë emigrantët apo jo në 25 prill, mund të jepet në janar.

 

“Kemi bërë çfarë mund të bëhej në këtë periudhë që të mundësojmë votimin e emigrantëve shqiptarë në 25 prill. Nuk është një proces i thjeshtë. Edhe kur po vija këtu, grupi i punës i ngarkuar në KQZ vazhdon akoma duke trajtuar aspekte të ndrysjme të këtij procsi. Vendimin përfundimtar ne do ta marrim në janar. Momentalisht po diskuytojmë sesi do ta ndërtojmë listën e zgjedhësve të emigrantëve shqiptarë, si do të bëhen pjesë e listës së zgjedhësve. Nëse ai do të duhet të votojë jashtë Shqipërisë, ka një procedurë për të përgatitur listën e këtyre qytetarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *