Gazetari Esido Barkaj ka bërë me dije se ditën e nesërme pritet ekzekutimi i vendimit për deputetin Ervin Salianji.
Ai tha në emisionin “Quo Vadis” se është mundësia edhe që Salianji të dorëzohet vullnetarisht, pa pasur nevojë për t’u shoqëruar.
Lexo edhe :
Related Posts
Barkaj shtoi gjithashtu se nuk është e nevojshme të mblidhet Këshilli i Mandateve, pasi vendimi është i formës së prerë.
“Në fakt shoqërimi ose arrestimi i Saliianjit është pritur që ditën e sotme pasi ai u shpreh se është i gatshëm të shkojë vetë në polici. Gjatë minutave të para ishte dhe një koecidencë kur Salianji kaloi me mjetin e tij për të shkuar në banesë dhe gazetarët kujtuan se do të dorëzohej. Gjatë ditës së nesërme pritet të hidhet shorti për prokurorin që do të marrë vendimin për ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Nuk është e nevojshme për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, pasi është një vendim i formës së prerë. Këshilli mund të mblidhet më pas për arsye procedurale. Pritet nesër që të jetë një ekzekutim vullnetar. Nuk përjashtohet mundësia që Salianji të paraqitet vetë në ambientet e Policisë së Tiranës”, tha gazetari. /vizionplus.tv







