Një qytetar u fut në një autobus në Manchester me një gjarpër të mbështjellë rreth qafës. Ai e kishte zvarranikun rreth fytyrës dhe hundës kur hyri në fillim, duke shkaktuar tronditje tek udhëtarët e tjerë. Por teksa vijoi rrugën, ai e la gjarprin të zvarritjes ngadalë rreth shpatullave të tij dhe e la atë të mbështillej tek mbajtëset e hekurit.
“Ishte padyshim argëtuese. Në fillim mendova se e kishte përdorur si maskë, pastaj e lejoi atë të zvarritej në autobus. Askush nuk u shqetësua në autobus”, tha një pasagjere.
Marcus Hobbs, 31 vjeç, ka pasion të mbajë si kafshë shtëpiake gjarpërinjtë. Ai bleu një piton që e quajti Hexxie. Edhe pse Marcus thotë se nuk beson se Hexxie është e rrezikshme, ai e mban krijesën larg djemve të tij të vegjël.
“Unë mendoj se njerëzit janë shumë të frikësuar nga gjarpërinjtë sepse ata mendojnë se do t’i vrasin. Por nëse unë u flas atyre, mund t’i qetësoj. Unë nuk do ta nxirrja atë kur djemtë janë përreth. Do ta bëja diçka të tillë vetëm kur fëmijët janë në shtrat ose në një dhomë tjetër. Kjo jo se mendoj se gjarpri është i rrezikshëm për fëmijët, por sepse ju duhet të përdorni mendjen dhe unë jam një pronar i përgjegjshëm i kafshëve shtëpiake.”