E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Do të të jap votën, por me një kusht…”, kandidati Gokaj i përgjigjet anëtarës së KLP-së: Nuk do ta pranoja

Gjatë seancës së intervistimit të kandidatëve për kreun e SPAK në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, anëtarja Arta Mandro e pyeti kandidatin Elvin Gokaj, sa i ndikueshëm do të ishte nëse do të merrte votën pro të Mandros, por më pas anëtarja e KLP-së do t’i kërkonte mbështetje për një çështje të caktuar.

 “Sa të ndikueshëm do ta quani veten tuaj nëse unë do të votoja pro jush, nëse vij në zyrën tuaj dhe kërkoj mbështetjen tuaj për një çështje të caktuar, po unë do të votoj për ju sot me këtë kusht?” pyeti Mandro.

Reklamë

Gokaj u përgjigj qartë: “Nëse kjo votë më jepet nga ana juaj me kusht, unë nuk do ta pranoja. Nëse lind një problem pas dhënies së kësaj vote, do mundohem të bindem që nuk keni të drejtë në ndërhyrjen për të shkelur ligjin.”

Në garë për postin e kreut të SPAK janë Klodian Braho, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Elvon Gokaj. Mandati i drejtuesit aktual të Strukturës së Posaçme, Altin Dumani, mbaron këtë muaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë