Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thirri në një takim drejtuesit e Policisë së Shtetit në qarqet e zonave bregdetare dhe shefat përkatës të komisariateve për të ndarë disa shqetësime të lidhuara posaçërisht me turizmin dhe vëmendjes që i duhet kushtuar sezonit.

 

“Siç ndodh zakonisht dihet që kulmi pritet në muajin gusht. Pavarësisht se kemi bërë përmirësime të shumta nga vitet e kaluara sërish po shohim fenomene që kurrsesi nuk duhen toleruar”, tha Çuçi.

 

Duke u ndalur tek respektimi i orarit të lejuar të muzikës në lokalet e natës, baret apo restorantet, ministri kërkoi zbatimin rigoroz të ligjit pa asnjë përjashtim për të gjithë subjektet.

 

“Është e patolerueshme të ketë biznese me muzikë pas orës 11 të natës gjatë javës dhe pas orës 12 në fundjavë. Do të keni punë me mua nëse nuk e merrni seriozisht këtë punë. Më keq akoma kur në ndonjë rast ka subjekte që tolerohen duke prishur kështu edhe konkurrencën në biznes e duke krijuar pakënaqësi. Ligji është i njëjtë për të gjithë”, tha Çuçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *