E enjte, 1 Tetor 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Do të ndryshojmë kurs”/ Opozita kërkesë për mocion me debat për deklaratën e Ramës

Opozita ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për mocion me debat në lidhje me deklaratën e Kryeministrit Rama ku është shprehur “ Do të ndryshojmë kurs” në lidhje me negociatat e Shipërisë në BE.

Petrit Vasili u shpreh në Kuvend se kjo kërkesë vjen në Kuvend në një moment kyç për Shqipërinë.

Reklamë

Vasili i ka konsideruar deklaratat e Ramës qëndrim tejet provokativ kundrejt Europës.

 

“Mocion me debat për një problem shumë delikat, kritik i cili ndodhet në një moment kyç si hapja e negociatave dhe pikërisht në këtë moment nga kryeministri i vendit me një strategji shumë të qartë për të mos e ndjekur këtë proces. Ky është një qëndrim krejtësisht provokativ. Këta i kanë dhënë mend Europës së si të dalë nga problemet e saj, se problemet e tyre i kanë pasqyrë.

 

Ky do të ishte vërtet një debilitet politik por i i lidhur me strategjinë e mirëmenduar të Ballkanit të Hapur. Aksi i tij është nga lindja. Të thuash do të ndrëshojmë kurs se këtë konsultim kemi marrë nga këshilli kombëtar. Populli shqiptar ka referendumin.” -tha Petrit Vasili gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Vazhdo të lexosh

Reklamë