Fëmijët e shtëpisë së fëmijëve deri në dhjetor do detyrohen të kthehen në Shtëpitë biologjike apo birësuar, për shkak i aplikimit të një projekti pilot i cili do të aplikohet për fuqizimin e familjeve dhe njëhsimin e ligjit sipas modelit holandez. Ky vendim vjen në kohën kur rastet e dhunës në familje, përdhunime e fëmijëve dhe keqtrajtimet janë shtuar.

Në shtëpinë e fëmijës së Vlorës procesi është paraprirë qysh në shtator të vitit 2019- të. Ku me VKM është pasqyruar de-institucionalizimi i fëmijëve, pra mos pranimi i rasteve të reja duke minimizuar artificialisht numrin e fëmijëve që kanë hyrë në institucion.

Kujdestarët e këtij institucioni kanë ngritur shqetësimin se fëmijët do kthehen në familje të cilat nuk janë gati, nuk janë trajnuar dhe mbi të gjitha fëmijët mund të rikthehen në kontigjent të dhunuar sërish.

“Ne kemi trajtuar fëmijë që vinin nga trauma të rënda familjare dhe rikthimi i tyre në familje do të thotë të ripërjetojnë të njëjtat trauma. Nuk po mendohet për fëmijët. – thonë kujdestaret, të cilët kanë përmendur raste edhe të fëmijëve që vijnë nga prindër përdhunues.

I gjithë procesi është mbajtur i fshehtë dhe aktualisht askush nuk ka dijeni për si do të procedohet në Janarin e vitit 2022.

Opsionet e dhëna deri tani është krijimi i një qendre ditore e cila pritet të votohet në këshill bashkiak ose kujdestari alternative profesionale ( ose kujdestari do shkojë në familje të ndihmoj ose fëmijët do ti marrin në familje), të dy këto opsione janë refuzuar. Nga dhjetori i këtij viti 13 fëmijë nga 0-5 vjeç do gjenden në rrugë. Institucioni është vënë në dijeni në 15 Nëntor duke lënë në rrugë bashkë me fëmijët edhe 30 punonjëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *