Drejtoresha e burgut, Lindjana Kaleci tregoi në “Vizioni i Pasdites” më shumë detaje se si do të funksionojë burgu i hapur në Ali Dem.
Sipas Znj.Kaleci, aty do të kryejnë dënimin personat që ju ka ngelur më pak se gjashtë muaj nga dënimi.
Ajo shprehet se këta persona do të flenë në këtë institucion, por gjatë ditës në bazë të kontratave të ndryshme do të jenë të punësuar. Drejtoresha thotë se për çdo gjë vendos gjykata.
“Ideja e burgut të hapur ishte pasi ministri Z. Manja nxori urdhrin për kategorizimin e institucioneve vendimi penal ALI Dem, si burg i sigurisë së ulët dhe burg i hapur për akomodimin e personave të cilët janë të dënuar me burgim, por që ju ka ngelur më pak se gjashtë muaj nga dënimi dhe një sektor tjetër që do jetë për personat të cilët gjykata vendos të vuajnë dënimin në gjysmë lirie. Pra do të thotë që këta persona, do të flenë në këtë institucion, por gjatë ditës në bazë të kontratave të ndryshme do të jenë të punësuar, por do të jenë në mbikëqyrje. Qëllimi kryesor është rehabilitimi dhe përshtatja e tyre me shoqërinë. Ka persona që kanë vite nëpër burgje. Do të ketë një kapacitet prej 70 personash”, tha Lindjana Kaleci, Drejtore IEVP Ali Demi. /vizionplus.tv





