Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, ka dhënë dorëheqjen.
Gazetari i Vizion Plus, Ermal Qori mëson se Demo ka dorëzuar dorëheqjen në Këshillin Bashkiak.
Deri më tani ka dhënë dorëheqjen edhe kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj dhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi.
Partia Socialiste pritet që t’i zyrtarizojë kandidatët e saj ditën e mërkurë.
/vizionplus.tv





