Subscribe

Kryeministri Edi Rama nuk iu ka shpëtuar pyetjeve lidhur me situatën në krahun tjetër politik gjatë konferencës me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen. I pyetur lidhur me situatën e krijuar, ku Partia Demokratike mund të mos regjistrohet në zgjedhje, kryeministri deklaroi se në fakt i rezulton e kundërta.

 

Ai deklaroi se çdo parti do të futet në zgjedhje pasi gara bëhet për qytetarët dhe jo për njëri-tjetrin.

 

“Nuk më rezulton se do ketë ndonjë parti që nuk do hyjnë në zgjedhje, më rezulton e kundërta. Të gjithë do hyjnë dhe do hyjnë si çeço sepse në zgjedhjet nuk hyhet për njërin apo për tjetrin, por për qytetarët”, deklaroi Rama.

 

Nga ana tjetër ish-kreu i PD, Sali Berisha e ka akuzuar vazhdimisht kryesocialistin si përgjegjës për shkatërrimin e opozitës. Ai deklaroi se Rama ka shkruar në zyrën e tij vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e PD. Në të njëjtën kohë Berisha deklaroi se do të pagëzojë koalicionin e tij, por pa bërë të ditur se kujt aleatëve i referohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *