E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Do të hapet shkolla franceze e kodimit”, Rama takim me Macron: Krenari dhe mirënjohje për marrëdhëniet mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur këtë të shtunë në kryeministri presidentin francez Emmanuel Macron.

Rama së bashku me Macron mbajtën një deklaratë për shtyp. Kryesocialisti tha se Shqipëri-Francë do të vijojnë më tej me marrëveshjet dhe bashkëpunimet.

Reklamë

Rama deklaroi se në Tiranë do të hapet shkolla franceze e kodimit.

Rama: Kemi bërë një bilanc të punëve të realizuara pas vizitës së parë historike të presidentit, që ishte i pari kryetar shteti i Francës që vizitoi Shqipërinë. Kemi vazhduar marrëveshje të tjera për të thelluar bashkëpunimin. Është një privilegj i veçantë që Shqipëria mikpriti Samitin Politik Evropian, së bashku me presidentin dhe një grup vendesh e kemi shtyrë këtë projekt në pikën ku ka konsensus të plotë nga të gjitha vendet përkatëse. Po krijohet një substancë e re mes vendeve evropiane. Kemi krijuar rrugët për të sjellë ekselencën franceze në Shqipëri. Krenari dhe mirënjohje për marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë.

Reklamë

Në duam të fuqizojmë marrëdhënien edhe në drejtim të administrimit të ujërave ku Franca është kampione e inovacionit, e eksperiencës dhe ka kompani që operojnë në të gjithë botën. Kemi folur edhe për mbetjet dhe jemi duke punuar për të pasur një plan të përgjithshëm dhe strategji që bazohet në hapat e punës për procesin e negociatave. Dhe këtu ne kemi shumë për të bërë. Nëse arrijmë të kemi deri në fund bashkëpunimin me ekselencën franceze do të jemi shumë të fituar. Kemi folur edhe për përfshirjen e Francez në ndërtimin e hekurudhës Durrës –Prishtinë dhe në fund më vjen mirë që kur presidenti erdhi këtu herën e kaluar, ishim në ish-shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha ku po fillonte puna për ta transformuar në qendër kulturore. Sot e ndjejmë Francën shumë afër edhe në procesin e anëtarësimit. Do të bëjmë më të mirën për ta bërë Shqipërinë në sytë e presidentin.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë