Socialistët vazhdojnë të ftojnë në bashkëpunim Partinë Demokratike.

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla tha për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë, se është momenti për të hedhur pas krahëve politikën e vjetër të sherreve.

 

Ai shtoi se ka një sërë çështjesh për diskutim, për të cilat nevojitet edhe kontributi i demokratëve.

 

“Ne vazhdojmë ta mbajmë dorën e shtrirë, edhe dëshirën tonë të pakushtëzuar për tu ulur me PD-në, sapo të fillojë legjislatura e re parlamentare, nëse PD-ja është gati, kushdo që të do të jetë kryetar, për të diskutuar për gjëra të rëndësishme. Qytetarët presin t;i japim fund kësaj sherrnaje të gjatë politike,të gjejmë gjuhën e përbashkët për të çuar përpara shumë reforma. Të lëmë mënjanë pakënaqësitë, të lëmë mënjanë alibitë dhe të shohim sesi mund t’i shërbejmë atyre që na kanë votuar. Përballë PD-së është një letër e bardhë, ku mund të propozojnë çështjet që duan të diskutojnë. Është koha të gjejmë mundësinë që pas 9 shtatorit, në Kuvendin e Shqipërisë, të fillojmë të diskutojmë. Kemi çështje që lidhen me vijimin e reformës zgjedhore. Kemi një shans që nuk duhet ta humbasë asnjëri prej nesh.”

 

Kur u ngacmua nga gazetarët nëse ata do të bëhet ministër në qeverinë “Rama3”, Taulant Balla dha vetëm një buzëqeshje dhe u largua.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *