E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Do ta shkrij SPAK-un”, Rama poston videon me bufin e kënetës dhe ironizon Berishën: Noc Rrokun

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ironizuar kreun e PD-së, Sali Berisha i cili deklaroi se do të shkrijë SPAK-un pas zgjedhjeve të 11 majit.

Rama ka zgjedhur të postojë një buf në rrjete sociale, pasi prej disa kohësh e etiketon Berishën si buf, dhe videos i ka bashkangjitur zërin e kryedemokratit.

Reklamë

Në krah të videos Rama shkruan “Noc Rrokun”, duke lënë të nënkuptohet se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Berisha ditën e sotme ndodhej në SPAK  në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Pasi doli nga SPAK, jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Berisha tha se prokurorët e lidhur me bandat do të kenë të njëtin fat me bandat.

“Të njëjtën fat me bandat do kenë prokurorët e lidhur me bandat. Ky institucione nuk do ekzistojë. Një institucion jashtë çdo kontrolli duhet shuar me çdo kusht.

Ky institucion s’mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Kur kontrollohen telefonat e gjykatësve speciale ke krijuar drejtësi që as Hitleri dhe Enveri nuk e kishin.

Merr fund që këtu. Ju njerëz të mediave duhet të denonconi më fuqishëm. Afërmendsh tha Gjykata vendos atë që i themi ne. Kurrë s’mund të mbahet ky.

Mbështetja kryesore ndaj kësaj organizate kriminale. Atje ku iniciua atje ka rënë përtokë. Blinken takoi Dumanin për ta falënderuar se kishte arrestuar Berishën. Tani Blinken nuk hyn dot më në ndërtesat e qeverisë së tij”, tha Berisha. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë