E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Do ta ndani selinë me Berishën?/ Basha: Rrugët e tij me organet e PD janë të ndara

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencën me gazetarët, u pyet nëse do ta lejojë Berishën të hyjë në selinë e PD.

 

Reklamë

Në përgjigjen e dhënë, ai nënvizoi se ish-kryeministri mund të qëndrojë sa herë të dojë në shkallët e selisë, por nuk ka asnjë funksion në parti sepse është i përjashtuar.

 

“Berisha është përjashtuar si anëtar i grupit parlamentar dhe nga këshilli i PD, rrugët e Berishës me organet drejtuese të PD janë ndarë. Sa herë hip e zbret shkallët Berisha nga selia është punë e tij. Berisha mund t’i hipë dhe zbresë shkallëve, ai mund të krijojë celula dhe organizata me orientim antiamerikan, por ai nuk do të jetë më pjesë e organeve drejtuese. Është i përjashtuar. Deri tani sjellja e tij është qesharake”, tha Basha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë