Subscribe

Sot në aktivitetin e organizuar në Kryeministri ku u nderua me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, komandanti i Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Ëolters, kryeministri Edi Rama ka folur në gjuhën angleze.

 

Sipas Ramës, kjo “për të shmangur përkthimin e keq që ndonjëherë krijon probleme midis Shqipërisë dhe SHBA në këtë vend”.

 

“Do e nis duke shkelur protokollin, do flas në anglisht për të nderuar mikun tonë të nderit por po kështu edhe për të shmangur përkthimin e keq që ndonjëherë krijon probleme midis Shqipërisë dhe SHBA në këtë vend.

 

Ndonjëherë miqtë tanë evropianë ndiejnë një lloj kureshtie se si ndodh që Shqipëria, shqiptarët janë ka pro amerikanë. Jam i sigurt që përherë nëse disa prej tyre nuk janë familjarizuar me historinë tonë mund të dukemi budallenj për ta thënë troç, ne mund të jemi gjithçka por nuk jemi budallenj.

 

Tani është vendosur një gur themeli i ri ku mund të kremtojmë…. Nuk është përherë e lehtë, mund ta them. Ndonjëherë është shumë kërkuese, ndonjëherë duket më sfiduese nga ç’mund të përballojmë, por në fund të fundit është absolutisht shumë shumë përmirësues për ne. Nuk guxoj asnjëherë të pyes asnjë prej ambasadorëve amerikane se çfarë mësojnë nga Shqipëria por ne mësojmë shumë nga këta partnerë të fuqishëm, të ditur. Ndoshta Forcat e Armatosura janë shprehja më e mirë e rrugëtimit tonë për të mësuar, shoqëruar nga miqtë e aleatët tanë amerikane brenda NATO-s dhe në nivel dypalësh.

 

Në Kryeministri, sot për vizionin, kontributin dhe bashkëpunimin me forcat e Armatosura Shqiptare, si dhe për mbështetjen e rolit të Shqipërisë në ruajtjen e paqes e sigurisë rajonale i dorëzohet medalja “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *