E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Do shiteshin në Sarandë, sekuestrohet automjeti me elektroshtëpiake kontrabandë, procedohet 34-vjeçari

Policia e Sarandës ka sekuestruar mallra kontrabandë me vlerë 150 milionë lekë. Blutë njoftojnë se gjatë kontrollit të një automjeti tip “Benz”, u gjetën 328 pajisje elektroshtëpiake, të cilat do të tregtoheshin pa faturë tatimore.

Si pasojë u procedua penalisht drejtuesi i automjetit, N. A., 34 vjeç, banues në Tiranë. Mallrat kontrabandë po transportoheshin nga Tirana drejt Sarandës.

Reklamë

“Nga kontrolli në automjetin tip “Benz” që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën pa fatura shoqëruese, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 328 pajisje elektroshtëpiake, me vlerë rreth 1 500 000 lekë, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara dhe se po transportoheshin me qëllim shitjen me pakicë, në qytetin e Sarandës”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë