Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar ekonominë dhe ka varfëruar shqiptarët.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha e cilësoi propagandë të qeverisë daljen e kreut të qeverisë në prill, teksa premtoi se do të punohet me 4 turne për të pastruar Thumanën nga rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit.

“Propaganda me regji qëndrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne (!!!) për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. “Puna” zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qëndrore i mashtrimit të radhës. Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfëra, Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris. Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *