Dashi -Do keni shumë dyshime për partnerin tuaj sot dhe për gjestin me të vogël do debatoni me të. Xhelozia do arrijë kulmin. Kujdes sepse jo çdo gjë mund të jetë e lejuar. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër sepse mundësitë që do iu jepen gjatë kësaj dite do jenë të mrekullueshme. Financat do kenë goxha përmirësime. Do ndiheni mjaft mire kur te shpenzoni për çdo gjë qe dëshironi.
Demi – Rutina do e pushtojë gjate kësaj dite jetën tuaj në çift dhe asgjë nuk ka për te ecur si e kishit menduar. Nuk do keni dëshirë për ndryshime dhe shpesh do mbylleni ne vetvete. Po vazhduat kështu do e largoni partnerin. Beqarët do kenë një ditë normale dhe pa asgjë të jashtëzakonshme. Financat do jenë në gjendje të qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë të shqetësoheni.
Binjakët– Do e ndieni nevojën për më shumë liri gjatë kësaj dite në jetën tuaj ne çift. Flisni hapur me partnerin pa i rënë rreth e rrotull. Ai ne fakt do jete ne humor dhe mund t’ua plotësojë dëshirën. Beqaret ne mënyrë te papritur mund te fillojnë një lidhje pasionante. Sektori i financave do jete gjithashtu mjaft i privilegjuar. Do ketë edhe përmirësime për disa.
Gaforrja – Ata që kanë kohë së bashku do kenë mundësi të diskutojnë gjerë e gjatë sot dhe do marrin vendime të rëndësishme. Beqarët do jenë të shpërqendruar dhe nuk do arrijnë dot të fiksohen pas dikujt edhe pse mundësitë që do iu jepen do jenë të mëdha. Çështjet financiare do ecin më së miri. Shpenzoni pa frikë për çdo gjë që iu duhet sepse gjendja nuk do tronditet.
Luani – Marrëdhënia juaj me personin qe dashuroni do jete e mrekullueshme sot. Në çdo moment do merrni surpriza dhe do ndiheni më së miri. Disa komplimente të të afërmve tuaj për të, do iu gëzojnë pa masë. Beqarët duhet ende të bëjnë durim për ta gjetur princin e kaltër. Ne planin financiar kini më shume besim tek vetja dhe do e shihni që do iu dilni të mbani situatën të ekuilibruar.
Virgjëresha – Ditë shumë e rëndësishme kjo e sotmja për jetën e të dashuruarve. Do merren vendime të cilat do shënjojnë të ardhmen e tyre. Tregohuni të matur dhe largpamës. Beqarët nuk do e gjejnë personin ideal, por nga ana tjetër as nuk do vuajnë në vetmi. Miqtë do i argëtojnë pa fund. Në planin financiar priten vështirësi. Tregohuni me të organizuar dhe shmangni shpenzimet e mëdha.
Peshorja – Mjedisi yjor do favorizojë më tepër jetën e beqarëve. Më në fund ata do e gjejnë atë që do iu përshtatet më së miri. Të dy do keni mendime të njëjta mbi fusha të ndryshme. Të dashuruarit do kalojnë një ditë të zakonshme dhe pa surpriza. Financat nuk do jenë të jashtëzakonshme, por as të këqija. Të paktën do iu dalin paratë për të kryer shpenzimet e nevojshme.
Akrepi – Pritet që jeta në çift të ketë ndryshime pozitive gjatë kësaj dite. Do jeni në humor dhe të gatshëm për te shkuar në fund të botës vetëm që të kaloni çaste romantike me partnerin. Beqarët nuk do e kërkojnë me ngulm princin e kaltër, por ai do vije papritur e pa kujtuar dhe do ua ndryshoje jetën. Financat do jene gjithë kohës te qëndrueshme dhe aspak problematike.
Shigjetari – Marrëdhënia në çift do jetë më e bukur gjate kësaj dite. Partneri do iu bëjë më të lumtur se kurrë me parë dhe ju nuk do dëshironi të ndaheni për asnjë çast. Beqarët do kenë një dite rutinë dhe pa takim të rëndësishme. Lërjani çdo gjë kohës. Në planin financiar duhet t’i dëgjoni edhe këshillat e familjarëve sepse ata thjesht do mundohen t’iu ndihmojnë.
Bricjapi – Do jeni paksa posesive gjatë kësaj dite edhe nuk do i mendoni pasojat e veprimeve që do bëni. Kujdes sepse situata mund t’iu dalë tërësisht jashtë kontrollit. Beqarët nuk do jenë në gjendje të mendojnë cili person bën dhe cili jo për të filluar një lidhje prandaj mund të bëjnë edhe ndonjë gabim. Financat nuk do jene aq të mira sa për të kryer shpenzime kuturu.
Ujori – Do i shprehni me çdo mënyrë ndjenjat tuaja ndaj partnerit sot dhe marrëdhënia ne çift do behet edhe me e bukur sesa ka qenë. Beqarët do jenë të parezistueshëm. Është e sigurt që më në fund do e bëjnë për vetë personin që kanë ëndërruar dhe kanë pëlqyer prej kohesh. Në planin financiar gjendja do jetë e qëndrueshme dhe do kryeni investimet e nevojshme.
Peshqit – Ka rrezik që dita e sotme të jete goxha e trazuar dhe problematike për ata që janë në një lidhje. Do debatoni edhe për gjërat më të vogla me të. Beqarët do kenë veçse aventura pa asnjë të ardhme, dashuritë e mëdha ende nuk do mbërrijnë për ta. Financat do jenë më problematike sesa ju e kishit menduar. Bëni kujdes dhe mos jepni para hua.





