Dy të rinvje që do ë martoheshin  pas një viti, u ndërpre ëndërra nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.  Fati deshi që të rinjtë Almir Cara 29 vjeç dhe Diastela Steneci 25 vjeç nga Korça nuk mundën që ta kurorëzonin dashurinë e tyre me një dasëm madhështore, ku ajo të vishej me të bardha e ti thoshte përgjithmonë “PO”.

 

Almirit dhe Diastelës paraditen e kësaj të premteje ju është dhënë lamtumira e fundit. Trupat  e të rinjve nuk do të prehen në një vend, pasi Almiri është varrosur në varrezat e Thumanës Almirit, e ndërsa e fejuara e tij në Korçë.

 

Stela ishte fejuar në Thumanë në familjen Cara,ku humbën jetën edhe 5 anëtarë të Almirit, Hasan Albert Cara, Fatmira Qazim Cara (bashkëshortja e Albertit) , Stela Anthi Cara dhe Sadajana Hysa Cara të cilëve bashkë me Almirin ju dha lamtumira.

 

Ndërkohë i vetmi i mbijetuar nga  familja Cara është Alberti, i cili është nisur drejt Italisë pak orë më parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *