Deputeti i Partisë Demokratike për Lushnjen, Saimir Korreshi ka komentuar deklaratën e ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, e cila njohtoi hapjen e një akademie për barinjtë.

 

Ndërsa e konsideron një deklaratë absurde, Korreshi, me nota ironie, pyet nëse do të rimbursohen edhe gunat e leshit për barinjtë.

 

Postimi i deputetit demokrat:

Hapet Akademia e Barinjeve!

Pak dite me pare Kryebaresha me falni Ministresha e Bujqesise erdhi dhe festoj 100 vjetorin e Shkolles se Pare Bujqesore ne Lushnje. Paska qene me qitje te larget. Po kerkohen barinj dhe per te promuovuar kete nisme do hapim akademi.
O zot o zot ku ka shkuar kjo bote.
Ministre Bujqesie qe ka lindur ne Bllok vetem kjo qeveri mund te kete.
Zonja ministreshe po guna leshi do ti rimbursoni per barinjte e rinj ??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *