Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi betejë të ashpër nesër në seancë dhe më pas në gjykatën kushtetuese, kundër projektit për portin e ri të Durrësit.

 

 

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha veçoi një konflikt të ri që sjell ky projekt, konfliktin mes qeverise shqiptare dhe një kompanie gjermane e cila ka një koncesion prej 35 vjetësh ne portin aktual. Kreu i PD publikoi letrën e kësaj kompanie ku paralajmërohet parlamenti dhe shteti shqiptar se projekti cenon marrëveshjen koncesionare që ata kanë.

 

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

“Sipas kontratës, EMS thotë se ruan të drejtën që të marrë masa ligjore për përfundim të parakohshëm të kësaj kontrate, që mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro pa asnjë hezitim. Shqiptarët do paguajnë haraçin, përveç 2 miliardë për portin e ri, do paguajnë edhe gjobat e tmerrshme.”

 

 

 

Berisha ka theksuar se projekti për portin e Durrësit është çështja me korruptive ne vitet e fundit.

 

 

 

“Porti i Durrësit përbën aktin më madhor të krimit ekonomik të një organizate të strukturuar kriminale, me të cilin shqiptarëve u grabitet pasuria e tyre kombëtare numër një.”

 

 

 

Kreu i PD përsëriti akuzat se pjesë e projektit të portit të Durrësit është edhe Lulzim Basha duke deklaruar se menaxheri i kompanisë se familjes Basha është edhe menaxher në kompaninë Emaar.

 

 

 

“Menaxheri nuk dha dorëheqje nga Emaari, nuk deklaroi se do dorëhiqej dhe do mbetej menaxher i Bashës. Por pas një muaji ai vazhdonte menaxher i të dy kompanive.”

 

 

 

Ndërkaq ne lidhje me buxhetin PD ka propozuar 23 amendamente mes te cilave edhe një amendament për dëmshpërblimin e familjeve qe u përballën me përmbytjet gjate këtyre ditëve.

 

 

 

“Propozohet krijimi i fondit rezervë të KESH në mënyrë që dëmshpërblimi i të përmbyturve të mos jetë më çështje mundësie, por çështje detyrimi real ku KESH të detyrohet të mbajë një fond prej 15 përqind për përmbytjet që krijon në zonat ku janë të vendosura digat.”

 

 

Propozimet e tjera të PD lidhen me rritje pagash e pensionesh dhe heqje taksash, por këto propozime synojnë kryesisht të tregojnë se çfarë vizioni ka PD, pasi nuk ka gjasa të pranohen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *